Politikat e Privatësisë

Përditësuar më: 1 Qershor, 2025

Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Këto politika përshkruajnë çfarë të dhënash mbledhim, pse i mbledhim dhe si i mbrojmë.

Çfarë mbledhim?

Kur përdorni platformën:

  • Nëse krijoni llogari: emër, email, ndonjëherë numër telefoni
  • Kur dërgoni një raport: përshkrimi i problemit, pamje, vendndodhje (nëse jepet)
  • Informacion teknik: lloji i pajisjes, IP, koha e përdorimit (vetëm për statistika dhe siguri)

Përdorimi i informacionit

Përdorim të dhënat:

  • Për të përpunuar raportin tuaj
  • Për të përmirësuar shërbimin
  • Për të komunikuar me ju për raportin ose llogarinë
  • Për qëllime sigurie dhe ligjore

Raportimi anonim

Po, mund të raportoni pa krijuar llogari. Në këtë rast, nuk do të mund të merrni përditësime për statusin e raportit, por gjithsesi, raporti juaj do të merret në shqyrtim.

Me kë i ndajmë?

  • Me autoritetet që merren me zgjidhjen e problemit
  • Me ofrues të shërbimeve teknike që na ndihmojnë në funksionimin e platformës
  • Kurrë nuk i shesim të dhënat tuaja dhe nuk i ndajmë pa arsye të forta ose pa pëlqimin tuaj

Si i mbrojmë?

Përdorim mjete të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja.

Të drejtat tuaja

Nëse ke llogari, ke të drejtë:

  • Të shikosh çfarë të dhënash kemi për ty
  • Të kërkosh korrigjim ose fshirje
  • Të raportosh çdo shqetësim për privatësinë

Për çdo kërkesë: [email protected]

Fëmijët

Platforma nuk është për persona nën 16 vjeç. Nëse je prind dhe mendon se fëmija yt ka përditësuar të dhëna në platformën tonë kundër dëshirës tuaj, na kontakto.

Cookies

Përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqe. Mund t'i refuzoni përmes shfletuesit tuaj.